“Dashni me raki” titullohet një nga projektet e fundit të reperit Getoar Selimi në duet me Flori Mumajesin.

Kënga po pëlqehet shumë dhe është në mesin e këngëve hit të momentit, madje është edhe e preferuara e artistëve, shkruan lajmi.net.

Ishte Fjolla Morina ajo e cila së fundi realizoi një video në veturë, ku shihet e veshur me një fustan që i fokusonte gjoksin bombastik.

“Cka po thu o bab”, ka qenë mbishkrimi që këngëtarja i la videos, në të cilën në sfond dëgjohet zëri i Getit.

Kujtojmë që për një muaj nga publikimi, kënga ka marrë 19 milionë klikime.