Mbi një e treta e vendeve anëtare kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësim në NATO

Njëmbëdhjetë vende anëtare të NATO-s e ratifikuan Protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Dje për një ditë parlamentet e Polonisë dhe Sllovakisë e ratifikuan dokumentin me të cilin vendi edhe zyrtarisht do të bëhet anëtarja e 30-të fuqiplotë e Aleancës.

Marketing

Siç deklaroi të mërkurën edhe ambasadori slloven në vend Milan Jazbec, deri tani nuk ka ndodhur asnjë vend të ketë aq shumë ratifikime të Protokollit për inkuadrim në Aleancë për vetëm një muaj e gjysmë, siç ka ndodhur me vendin tonë. Për të, ky është momenti më i mirë për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO sepse ky është vit simbolik, kur shënohet 70 vjetori i ekzistimit të Aleancës Veriatlantike.

E para që e ka ratifikuar Protokollin ishte  Greqia, më pas Sllovenia, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Mali i Zi, Rumania, Lituania dhe Danimarka dhe dje Polonia edhe Sllovakia.

Vendet anëtare të NATO-s më 6 shkurt e kanë nënshkruar Protokollin për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e plotfuqishme.

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo në gala mbrëmjen në Uashington me rastin e shënimit të 70 vjetorit të formimit të Aleancës Veriatlantike, tha se Departamenti i shtetit edhe zyrtarisht i dorëzoi deri te Senati i SHBA-së të gjitha dokumentet e nevojshme për ratifikim të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këtë vit përgatitemi ta pranojmë vendin e 30-të, Maqedoninë e Veriut, dhe me kënaqësi mund të them se javën e kaluar formalisht i dorëzuam dokumentet për ratifikimin r Protokollit në Senatin tonë. Së bashku, anëtarët e Aleancës e përmirësojnë mbrojtjen e përbashkët. E përforcuam praninë tonë në rajonin e Detit të Zi dhe atë Baltik. E rritëm gatishmërinë e forcave tona dhe e përmirësojmë rezistencën tonë drejt kërcënimeve hibride dhe kibernetik nga koha moderne”, theksoi Pompeo para shefave të diplomacive të vendeve aleate në Aleancë të cilët janë mbledhur në Uashington për ta shënuar shtatëdhjetë vjetorin e NATO-s.

Për herë të parë, në takimin dyditorë të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të NATO-s zyrtarisht është ftuar edhe Maqedonia e Veriut si anëtarja e ardhshme e 30-të , e përfaqësuar përmes shefit të diplomacisë Nikolla Dimitrov.

Edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në fjalim para Kongresit amerikan me rastin e 70-të vjetorit të krijimit të Aleancës, theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut me mbështetje të SHBA-së dhe vendeve tjera aleate së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të e Lidhjes ushtarake veriatlantike.

“Republika e Maqedonisë së Veriut këtë vit e nënshkroi Protokollin për inkuadrim dhe me përkrahjen tuaj së shpejti do të bëhet anëtarja e 30-të. Dera e NATO-s mbetet e hapur. Ajo që filloi në vitin 1949 me 12 anëtarë, u tregua si forcë e fuqishme për paqe, Aleancë në të cilën të tjerët synojnë të bashkangjiten. Ajo e tregon suksesin historik të NATO-s”, tha Stoltenbeg.

Megjithatë, siç citoi, suksesi nga e kaluara nuk është garancion për sukses në të ardhmen, ndërsa para NATO-s qëndrojnë shumë sfida.

“Duhet të bëhemi të sinqertë, nga të dyja anët e Atlantikut parashtrohen çështje për fuqinë e partneritetit tonë. Ekzistojnë dallime, ne jemi aleat të shumë kombeve të ndryshme, me gjeografi, histori dhe parti politike të ndryshme, republikanë dhe demokratë, konservatorë dhe laburistë, të pavarur, të gjelbër dhe shumë të tjerë. Kjo është demokraci. Diskutimi i hapur dhe çështjet e ndryshme nuk janë shenjë e dobësisë, e kundërta, ajo është shenjë e fuqisë. Për atë nuk duhet të befasohemi kur të shohim dallime mes vendeve tona. Ekzistojnë mospajtime për çështje siç janë tregtia, energjia, ndryshimet klimatike dhe marrëveshja bërthamore iraniane. Ato janë probleme dhe mospajtime serioze”, tha Stoltenberg.

Por, siç theksoi, fuqia e NATO-s është se edhe krahas dallimeve, aleatët gjithmonë janë bashkuar rreth detyrës themelore – të mbrohen në mënyrë të ndërsjellë, të mbrohen njëri me tjetrin, dhe t’i mbrojnë qytetarët e tyre.

“Në të kaluarën i tejkaluam mospajtimet tona, duhet t’i tejkalojmë edhe tani, sepse Aleanca jonë do të jetë më e nevojshme në kohën e ardhshme”, porositi Stoltenberg, në fjalim para Kongresit.

Njëkohësisht ambasadori i Rusisë në BE, Vlladimir Çizov në një intervistë për “Izvestia” vlerëson se hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO mund ta destabilizojë të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërsa zgjerimi i Aleancës ta rrezikojë sigurinë evropiane, vlerëson

Sipas Çizovit, zgjerimi i NATO-s është përpjekje për ballafaqim me sfidat e shekullit 21, por me mjetet dhe mekanizmat janë krijuar nga mesi i shekullit 20.

Marketing