Mbi njëmijë ndërtime pa leje në Ohër

Nga gjithsej 1076 ndërtime të paligjshme në të gjithë territorin, 409 gjenden në zonën e mbrojtur të bregut të liqenit të Ohrit, Parkut Kombëtar të Galiçicës dhe pjesës së vjetër të qytetit. Këtë e tregon regjistri i ndërtimeve pa leje, të cilin e përgatiti komuna, në përputhje me rekomandimet e Komitetit për Trashëgimi Botërore i UNESKO-s. Pjesa më e madhe e kësaj lidhet me pajisjet urbane, ndërtimet e përkohshme, plazhet, shtëpitë, apartamentet dhe objektet e akomodimit. Disa nga lëndët janë për ndërhyrje më të vogla dhe ndërtime të objekteve. Ato janë ndërtuar gjatë një periudhe 13 vjeçare, nga viti 2006 deri në maj të vitit 2019.

Marketing

Komuna Ohër

“Në këtë bazë të të dhënave elektronike janë futur gjithsej 1076 lëndë për të cilat shërbimet e inspektimit kanë konstatuar shkelje të Ligjit për ndërtim dhe kanë miratuar një akt që përcakton ndërtimin e paligjshëm. Gjatë periudhës në vijim, autoritetet komunale do të kontrollojnë dhe finalizojnë të tërë regjistrin, pas së cilës do të bëhet një shqyrtim individual për secilën lëndë dhe do të merren vendime për veprime të mëtejshme”.

Ekspertët e Urbanizmit janë të befasuar nga situata aktuale. Ish- projektuesi në ish-Zyrën për Urbanizëm në Ohër, Dimitar Zarçev për Alsat tha se kjo është një shifër alarmante.

Nëse janë bërë për 13 vjet, çdo vit nga 100 ndërtime, dhe deri më tani askush nuk ka reaguar, atëherë unë jam i befasuar. Kjo është një shifër e madhe. Sepse 13 vjetët e fundit njerëzit që nuk kanë zbatuar ligjin nuk janë sanksionuar, ata ende punojnë në Komunën e Ohrit. Le të japin përgjigje ata se cila është arsyeja për këtë fenomen. Së pari inspektimi nuk ka funksionuar, rregullorja nuk ka funksionuar, Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve nuk ka funksionuar. Unë nuk e di se çfarë po ndodh- deklaroi Dimitar Zarçev -Urbanist.

Zarçev mendon se asnjë nga këto nuk do të zbatohet, pasi kjo ka dëshmuar se gjithë këto vite nuk kanë punuar sa duhet për të mbrojtur Ohrin.

Nuk ka fuqi që do ta rregullojë këtë. Sipas kësaj Ohri është një qytet i humbur. Një shkelje e tillë flagrante e marrëveshjeve, e konceptit, e të gjitha gjërave që nënkuptonin vendosjen e Ohrit nën mbrojtjen e UNESCO-s, është aq e shkatërruar sa nuk ka asnjë mënyrë për ta korrigjuar atë. Kush e pengonte administratën tonë për ta zbatuar atë. Bëhet fjalë për interesa të ndryshme. Dhe tani interesat janë në diskutim. Kjo do të thotë se Ohri është një ish-qytet, ish-qytet i Unesco-s- tha Dimitar Zarçev -Urbanist.

Kryebashkiaku Konstantin Gjeorgjievski pret që të arrijnë ta shpëtojnë Ohrin.

Ne kemi shumë argumente për ta mbrojtur atë. Pres një rezultat pozitiv nga kjo, sepse ne vazhdimisht këtë muaj me të gjithë ekipin punojmë dhe lobojmë dhe mendoj se do të ketë një rezultat të mirë- deklaroi Konstantin Gjeorgjievski – Kryebashkiak i Ohrit.

Javën e ardhshme në sesionin e 43-të të Komitetit Për Trashëgimi Kulturore që do të mbahet në Baku, Azerbajxhani, do të dihet nëse Ohri do të jetë në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtjen e UNESCO-s, nën mbrojtjen e të cilës ka qenë që nga viti 1980 dhe si rezultat i mosrespektimit të rekomandimeve të bëra në vitin 2017.

Marketing