Mbi tre mijë raste të reja me Covid-19 në Serbi

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 20 persona nga COVID-19, ndërsa janë shënuar 3.042 raste të reja me këtë virus. Numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 4.562, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Serbi ka arritur në 485.439. Aktualisht janë hospitalizuar 4.199 persona, ndërsa 171 persona janë në respiratorë. Nga dje, 10.343 persona janë testuar, duke e çuar në 3.041.684 numrin e përgjithshëm e testeve të kryera.

Marketing

 

 

Marketing