Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës (SHMMP) me rastin e 28 prillit- Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës ngrit iniciativë për mbjelljen e 33 fidanëve në nder të 33 personave që kanë humbur jetët në vendet e tyre të punës në vitin 2018.

Në ngjarjen do të marrin pjesë anëtarë dhe partnerë të SHMMP-së, ndërsa do të promovohet edhe Raporti vjetor i rregullt për fatkeqësitë e ndodhura në vendet e tyre të punës gjatë vitit 2018. Në raport janë përfshirë numri i fatkeqësive më të rënda në vendet e punës në vitin 2018, të ndarë sipas aktivitetit, lokacionit, ditëve, muajve, gjinisë, moshës si dhe burimeve të informacioneve.