Mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Tiranë, Veliaj: Mbështetje shtresave në nevojë(Video)

Në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Erion Veliaj ka premtuar më shumë mbështetje financiare për njerëzit në nevojë. Kryebashkiaku i Tiranës renditi para këshilltarëve të majtë projektet që do të zbatohen gjatë mandatit të tij të dytë.

Marketing

Nuk u përqëndrua tek kundërshtarët politikë por tek projektet që kanë nisur e po përfundojnë në Bashkinë që drejton në këtë mandat të dytë.

Erion Veliaj përballë këshilltarëve të majtë vecoi në fjalën e tij në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, hapjen e shkollës së re të muzikës në Tiranë “Servete Maçi” dhe investimet për të ulur mbipopullimet në shkollat e kryeqytetit.

Mbështetje do t’u jepet edhe shtresave në nevojë. Janë disa vendime me karakter social në rendin e ditës. Në mensat e krijuara nga Bashkia është parashikuar të shtohen vaktet.

Me ambicie e sheh kryebashkiaku Veliaj edhe zhvillimin e turizimit në Tiranë.

Të 6 pikat në rendin e ditës kaluan pa debate me votën e këshilltarëve të majtë.

Marketing