Mbledhje e raporteve për punën e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike

Më shumë raporte për punën e Qytetit të Shkupit dhe të ndërmarrjeve publike për gjashtë muajt e parë të këtij viti, të cilat tregojnë kondicion të mirë financiar të qytetit dhe të ndërmarrjeve, janë në rend dite të mbledhjes së sotme të 38-të të Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Marketing

Raporti për përmbarim të buxhetit të Qytetit të Shkupit për periudhën janar – qershor 2019 tregon se të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në shumë prej 2,3 miliardë denarë, që paraqet realizim prej 35 për qind lidhur me planin për këtë vit. Të ardhurat edhe më tutje e ruajnë dinamikën e vet pozitive të realizimit dhe krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, 2018, shënojnë rritje prej 2,5 për qind, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Në strukturën e të ardhurave të përgjithshme të realizuara, siç ceket, përqindje më të madhe të pjesëmarrjes kanë të ardhurat tatimore 47 për qind, të ardhurat nga transfere dhe donacione 38,4 për qind, të ardhurat kapitale pesë për qind dhe të ardhurat e patatimuara me 9,7 për qind.

Shpenzimet e përgjithshme në Buxhetin e Qytetit të Shkupit për periudhën janar – qershor 2019 janë kryer në shumë prej 2,1 miliardë denarë, përkatësisht 33 për qind në krahasim me shpenzimet e krahasuara për vitin 2019. krahasuar me realizimin e shpenzimeve për periudhën e njejtë të vitit të kaluar, 2018, shpenzimet e realizuara për gjysmën e parë të vitit 2019 shënojnë rritje prej 13,9 për qind dhe atë në pajtim me dinamikën e paraparë të realizimit të projekteve për këtë vit.

Këshilli në mbledhjen e sotme do t’i shqyrtojë edhe raportet gjysmëvjetore për punën e ndërmarrjeve publike të qytetit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, ndërmarrja publike “Higjiena komunale” ka grumbulluar dhe transportuar 72.495 tonë mbeturina komunale apo mesatarisht 401 tonë në ditë, NP “Higjiena komunale” në gjysmën e parë të vitit 2019 realizoi të ardhura të përgjithshme në shumë prej 605.824.837 denarë në krahasim me të ardhurat e realizuara në periudhën e njejtë të vitit të kaluar 2018, që ishin në shumë prej 587.281.376 denarë dhe shënon rritje për 3,16 për qind. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare NP “Higjiena komunale” realizoi rezultat pozitiv financiar në shumë prej 15.715.919 denarë, që është rezultat i fitimit prej tatimimit në shumë prej 22.558.439 denarë dhe tatimit të llogaritur nga fitimi në shumë prej 6.842.520.

Ndërmarrja publike “Rrugë dhe rrugica” në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 ka asfaltuar gjithsej sipërfaqe prej 32.414 metra katrorë, përderisa pastrimi mekanik përreth lumit Vardar është kryer në sipërfaqe prej 14.206 metra katrorë. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 janë vendosur 263 shenja të reja komunikacioni, 593 katadioptre, ndërsa është kryer shënimi i sinjalizimit horizontal rrugor në sipërfaqe prej 10.459 metra katrorë. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NP “Rrugë dhe rrugica” realizoi rezultat pozitiv financiar prej 6.648.594 milionë denarë.

Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, ndërmarrja publike “Parqe dhe gjelbërim” ngriti dhe rikonstruoi 28.916 metra katrorë sipërfaqe të gjelbra, përderisa në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NP “Parqe dhe gjelbërim” realizoi rezultat pozitiv financiar prej rreth 12 milionë denarëve.

Autobusët e ndërmarrjes publike të qarkullimit “Shkup” në gjashtë muajt e parë të vitit 2019 kaluan gjithsej 8.848.850 kilometra, me ç’rast janë transportuar 22.271.180 udhëtarë. Në pjesën e rezultateve të realizuara financiare, NPQ “Shkup” realizoi rezultat pozitiv financiar prej 14,2 milionë denarëve.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit” ka realizuar të ardhura në shumë prej 113.840.141 denarë, që është rritje për më shumë se 10 milionë denarë në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Kjo rezulton me realizim të rezultatit pozitiv financiar dhe fitim prej 21.810.485 denarëve, që është rritje e fitimit për rreth nëntë për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.