Mblidhet Kryesia e LDK-së në Podujevë, s’tregojnë emrin e kandidatit për Kryetar

Dega e LDK’së në Podujevë ka lëshuar një njoftim për takim të strukturave partiake duke thënë se ende s’kanë vendosur se kush do të jetë kandidat për Shef të Komunës.Në komunikatën e kësaj partie, thuhet se në ditët në vazhdim do të vendoset se kush do ta pasojë Agim Veliun në qytetin që udhëhiqet prej pasluftës nga Partia e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Marketing

“Ishte vlerësim unanim se LDK në Llap ka kuadro, të cilët janë të dëshmuar dhe mund të japin shumë për Podujevën, por vendimin për kandidatin e saj LDK do ta marrë gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Udhëheqësja e LDK’së në Llap ka dhënë vlerësime për ish-shefin e Komunës që mori pozitë qeveritare në Kabinetin e Albin Kurtit.

“Në mbledhjen e Kryesisë, të cilin e udhëhoqi kryetari i Degës së LDK-së, Agim Veliu, u diskutua për situatën e përgjithshme politike, me theks të veçantë situatën e krijuar pas dorëheqjes së z.Veliu nga posti i Kryetarit të Komunës, i cili ditë më parë u emërua Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Dega e LDK-së në Podujevë vlerëson lartë kontributin e Kryetarit Veliu në udhëheqjen e Komunës së Podujevës për disa mandate, kontribut, i cili gjithmonë mori vlerësimin dhe besimin e qytetarëve llapjanë”, thuhet më tej në njoftim.

Kjo parti ka shkruar se po bëhen gati për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 15 marsit.

“Kandidati i LDK-së do të ketë mbështetjen e plotë të strukturave, anëtarësisë dhe simpatizantëve, gjë që garanton fitoren e radhës LDK-së në Podujevë dhe ruajtjen e traditës së fitoreve që nga paslufta”.

Dega e LDK-së në Podujevës vlerëson kontributin e Kryetarit Veliu Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në…

Publiée par LDK – Podujevë sur Samedi 8 février 2020

Marketing