Mblidhet Kushtetuesja, diskuton vjetërsimin e lëndëve

Gjykatësit kushtetues sot në kolegjium do të diskutojë për iniciativën për nenin 353, paragrafi 5 nga Kodi Penal, i cili i dedikohet vjetërsimit të lëndëve apo zvogëlimit të dënimeve për rastet e lidhura me keqpërdorimin e pozitës dhe autorizimeve zyrtare.

Marketing

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Sali Murati, mbrëmë paralajmëroi se në kolegjium hollësisht do të bisedohet për këtë iniciativë dhe do të miratohet një qëndrim.

“Ne në Gjykatën Kushtetuese kemi qasje serioze ndaj çdo lënde. Seancën e kaluar kjo lëndë u anulua. Për shkak të seriozitetit të punës caktova kolegjium me gjykatësit, ku hollësisht do të diskutohet për këtë problematikë. Pasi të përfundojmë me kolegjiumin, do të marrim qëndrim për procedurën e mëtutjeshme”, deklaroi Murati.

Marketing