MBPEU: Rregulla për lëvizjen e fermerëve gjatë ndalimit të lëvizjes

Lidhur me ndalimin e ri të lëvizjes që solli Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila hyn në fuqi nga sot (e mërkurë 08.04.2020) , Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave i informon fermerët :

Marketing

-Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet e tyre bujqësore dhe në ferma që ndodhen në pjesën e fshatit në të cilin jetojnë mund të lëvizin gjatë ndalimit të lëvizjes për arsye të kryerjes të aktiviteteve të punës, pa nxjerrë leje për lëvizje.

-Fermerët që kanë detyrime pune në sipërfaqet bujqësore të tyre dhe ferma që ndodhen jashtë fshatit/qytetit në të cilin jetojnë dhe duhet të udhëtojnë nga një fshat në një fshat tjetër, ndërsa kanë detyrime pune në lidhje me prodhimin, duhet të nxjerrin leje për lëvizje.

Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që duhet të udhëtojnë nga vendi ku jetojnë deri tek lokacioni ku ndodhet toka bujqësore ose ferma e tyre, do të bëhet sipas parimit të vendosur më parë, duke dërguar te dhënat deri tek Njësitë Rajonale të MBPEU. Lejet e dhëna deri më tani janë te vlefshme për aq sa do zgjasë gjendja e jashtëzakonshme.

VËREJTJE:

• Ndalohet rreptësisht dhënia e lejeve për lëvizje për fermerët mbi moshën 67 vjeç. Ata duhet të telefonojnë në Njësinë Rajonale të MBPEU dhe të paraqesin një anëtar më të ri me të cilin kanë lidhje farefisnore (djalin, vajzën, dhëndrin, nusen, nipin) dhe atij personi do t’i jepet leja e lëvizjes.

• Të drejtë për lëvizje ka vetëm një anëtar i një ekonomie bujqësore

• Kërkesat për leje paraqiten nëpërmjet telefonit ose me postë elektronike deri te njësia rajonale e MBPEU, nga e hëna deri të enjten, më së vonti deri në ora 12:00. Lejet e përgaditura shtypen nga ana e të punësuarve në njësinë rajonale dhe u jepen fermerëve.

• Lejet e dhëna për lëvizje për fermerët janë të vlefshme deri në fund të gjendjes së jashtëzakonshme.

• Të drejtë për leje kanë vetëm fermerët e regjistruar në Regjistrin e vetëm të MBPEU

• Kompanitë, veprimtaria e të cilave ka të bëjë me prodhimin bujqësor, kanë të drejtë të lëshojnë vërtetime për lëvizje për të punësuarit e tyre.

Ne u bëjmë thirrje fermerëve që të ndjekin rekomandimet e reja të Qeverisë, dhe të shfrytëzojnë lëvizjen për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkarisht në ballafaqimin me koronavirusitn në vendin tonë.

Marketing