MBPEU: Të kihet kujdes gjatë aktiviteteve në lëndina dhe pyje për shkak të rrezikut nga zjarret

Kushtet klimaterike, të cilat janë dukshëm të përshtatshme për paraqitjen e zjarreve në ambient të hapur, në sipërfaqe bujqësore dhe vise malore, krahas dëmit të madh tek kulturat bujqësore dhe kafshët paraqesin edhe rrezik serioz për jetën e njeriut, theksojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave duke apeluar deri te të gjithë personat që kryejnë aktivitete në bujqësi dhe pyjet për sjellje përfundimisht të kujdesshme dhe të përgjegjshme.

Marketing

Nga Ministria theksuan se vetëm këtë muaj NP “Pyjet e nacionale” ka evidentuar 70 zjarre, me sipërfaqe të përgjithshme të djegur prej rreth 1.600 hektarë.

“Dukuria e këtillë, para se gjithash, i përket djegies së kashtës dhe sipërfaqeve bujqësore, që për shkak të kushteve klimaterike që janë të favorshme për zjarre i përfshijnë shpejtë edhe sipërfaqet pyjore. Krahas kashtës, zjarret ka pasur edhe në pyjet me pisha, plantacione të frutave, akacie, pyll i degraduar i ulet në pronësi private dhe shtetërore”, theksojnë nga MBPEU.

Përkujtojnë se vënia e zjarreve është e ndaluar dhe potencojnë se vepra e këtillë është e dënueshme me lig

Marketing