“Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, Ademi distancohet nga shpërfillja e shqipes

Ministri i Kulturës Asaf Ademi, distancohet nga mospërdorimi i gjuhës shqipe në “Mbrëmjet Strugane të Poezisë” edhe këtë vit dhe nga sjellja injoruese ndaj gjuhës të cilën e flet një përqindje e madhe e popullsisë në Strugë. Ai për Alsat-M thotë se do të duhet të pritet që Ligji për gjuhët të hyjë në fuqi.

Marketing

Përndryshe, hapja e Mbrëmjeve Strugane të Poezisë ishte në maqedonisht dhe në anglisht. Vetëm ministri në fjalimin e tij e përdori gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze. Përkthimet e poezisë së pjesëmarrësve ishin ekskluzivisht në gjuhën maqedonase dhe angleze, me përjashtim të poetit nga Shqipëria që lexonte në gjuhën e tij amtare. Edhe kënga “malli për jug” u përkthye vetëm në gjuhën angleze.

Në hapjen e festivalit vëmendje mori fjalimi i drejtorit të festivalit, i cili u përkthye vetëm në gjuhën angleze.
Asnjëherë më parë nuk janë përdorur kaq shumë tela me gjemba për t’u nënvizuar kufijtë. Meridianë të krijuar në tela me gjemba që e rrethojnë hapësirën poetike. Prandaj, ja ku jemi këtu në këto hapësira nga ku poezia, si anijet e vogla të letrës, do të shkojë nëpër botë, duke kaluar të gjitha pengesat, duke kaluar të gjithë ndalimet dhe kufijtë, duke dëshmuar për frymën kozmopolite të përfshirë në thelbin e këtij festivali- tha Mite Stefovski – drejtor i “Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”

Ajo që në mënyrë plotësuese shkaktoi interes është mos-pjesëmarrja e kryetarit të Komunës së Strugës Ramiz Merko, por edhe asnjë përfaqësuesi të komunës. Në vend të tij, erdhi kryetari i Ohrit, Jovan Stojanovski. Autoritetet lokale më parë siguruan se nuk do ta bojkotonin festivalin dhe se të njëjtin do ta mbështesin.

Marketing