Në skenën e Miss Universe, u bë prezantimi i konkurenteve me kostumet e tyre kombëtare dhe Shqipërinë, Paula Mehmetukaj e përfaqësoi denjësisht me veshjen e krijuar nga stilistja e njohur Enada at`Nikollën.

“Mbretëresha e tokës dhe qiejve”, quhej kostumi i stilizuar e zbukuruar me guë të kuq. Komentet e prezantuesve të eventit ishin ato të një admirimi të thellë.

Në fakt, Paula dukej një princeshë e vërtetë me kostumin madhështor dhe ngjyrat e flamurit tonë kombëtar!

Në 14 maj zhvillohet në Majemi, gjysmëfinalja e Miss Universe, e njëjta datë kur Shqipërinë e përfaqëson në Eurovizion Anxhela Peristeri, ndërsa finalja zhvillohet në 16 maj dhe do të transmetohet në Fox Tv.