Mbrojtësi i Real: Nëse vjen dikush, shpresoj të jetë ai

Në prag të ndeshjes së Champions League ndaj Viktoria Plzen, qendërmbrojtësi i Real Madrid, Nacho Fernandez, ka folur për shanset e ekipit të tij dhe gjithashtu për blerjet e mundshme.

Marketing

“Jemi mësuar të dëgjojmë emra që përmenden gjatë gjithë kohës,” shprehet ai për gazetarët.

“Nëse vjen dikush, shpresoj të jetë Mario Hermoso.”

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

Një nga blerjet e merkatos së verës Vinicius Junior mund të debutojë në Europë, dhe shoku i tij i ekipit është i lumtur për brazilianin e talentuar.

“Ai po tregon ditë pas dite se mund të luajë te Real Madrid. Duhet të jemi të qetë dhe ta lëmë të ambientohet pa presion.

“Ndeshje pas ndeshjeje po na rikthehet vetëbesimi, por nuk është e lehtë kur ekipi nuk fiton.

“Ndeshja e së mërkurës është shumë e rëndësishme për ne. Nuk është asnjëherë e lehtë të ndryshosh trajner, por Solari është një nga ne dhe e ka nisur me këmbë të mbarë.”