Mbrojtësi shqiptar më i miri në Serie A, i dyti në Evropë

Berat Gjimshiti në këtë sezon po kalon kulmin e formës së tij sportive.

Marketing

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është shfaqur në nivelet më të larta si në Champions League ashtu edhe në Serie A dhe sidomos në kampionat ka qenë një gjigand i vërtetë sidomos përsa i përket dueleve në ajër.

Në një renditje të bërë nga CIES Observatory Football, Gjimshiti është mbrojtësi i dytë më i saktë në Europë përsa i përket dueleve ajrore dhe i pari në Serie A në këtë aspekt. Me 95.7% të dueleve të fituar nga nisja e sezonit të ri, Gjimshiti është i dyti në Europë, pas Kurt Zouma të Chelsea.

Ylli i kombëtares shqiptare ka fituar 22 nga 23 duelet ajrore të deritanishme. Në vendin e tretë renditet Harry Maguire, ndërsa në të katërtin Rafael Varane. Në 10-shen e parë i vetmi mbrojtës tjetër i njohur është Yerri Mina i Everton.

Marketing