‘Mbrojtja amatore’ ia mohon fitoren Arsenalit ndaj Watford

Arsenali për të tretën ndeshjen radhazi ka dështuar të marrë pikë të plota.

Marketing

‘Topçinjtë’ kanë barazuar 2-2 në udhëtim te Watford, anipse ishin në avantazh prej dy golave.

Pjesa e parë i takoi tërësisht skuadrës së Unai Emery, me Pierre-Emerick Aubameyang (21’ 32’) që shënoi dy herë në portën e Foster.

Por këto ishin momentet e vetme të mysafirëve, pasi në 45 minutëshin e dytë vendasit morën lojën në duar e sidomos me ndihmën e mbrojtjes së Arsenalit, që vazhdojnë me paraqitjet e tyre katastrofale.

Fillimisht, pas një gabimi nga Sokratis, Tom Cleverley (53’) ngushtoi rezultatin për 1-2 para se Roberto Pereyra (81’) të barazonte rezultatin nga penalltia, pas një ndërhyrje të panevojshme nga David Luiz.

Deri në fund, Watford pati rastet më të mira për shënim por mungoi konkretizimi.

Pas pesë ndeshjeve, Arsenal tubon 8 pikë kurse Watford vetëm dy.