Mbrojtja kërkon ndërprerje të procedurës për “Target – Fortesa

Ndërprerje të procedurës për lëndën “Target – Fortesa”, me justifikimin se zhvillohet pa kërkesë të prokurorit të autorizuar dhe se prokurori i pranishëm Artan Ajro nuk është kompetent për këtë lëndë, kërkuan sot avokatët e të akuzuarve në lëndën për përgjim dhe shkatërrim të pajisjes në MPB. Avokati i Sasho Mijalkovit, Lupço Shvargovski në gjykimin në Gjykatën penale sqaroi se ligji i PSP-së është në forcë juridike deri në vitin 2020 me çka vetëm PSP-ja mund të zhvillojë procedura për vepra penale të cilat rrjedhin nga përmbajtja e ndjekjes së paligjshme të komunikimeve.

Marketing

“Në pajtim me ligjin e PSP-së vetëm prokurori special publik është paditës i autorizuar”, ka thënë Shvërgovski. Seanca gjyqësore duhet të vazhdojë me dëshminë e Zoran Verushevskit i propozuar nga prokuroria për lëndën Target-Fortesa e PSP-së, të cilën e mori në kompetencë dhe veprim të mëtutjeshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti për ndjekje të paligjshme të komunikimeve “Target-Fortesa” gjendet në procedurë dëshmuese dhe e zhvillon gjykatësja Zheneta Begtoviq, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Artan Ajro, Trajçe Pelivanov, Lençe Ristevska. Këshilli i prokurorëve publikë më 16 shtator solli vendim me të cilin prokurorja Ristevska u shkarkua nga PSP-ja dhe është kthyer në PTHP amë Shkup.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekje të komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015 në mënyrë të paligjshme janë ndjekur 4.286 numra telefonik për të cilët aspak nuk janë dhënë urdhra gjyqësorë. Komunikimi është ndjekur para se të jepen dhe pas përfundimit të kohëzgjatjes së vlefshmërisë së urdhrave gjyqësorë të 1.541 numrave ose gjithsej 5.827 numra të telefonit. Janë përgjuar mbi 20 mijë qytetarë.