Mbroni biznesin tuaj nga kanosjet kibernetike

Çdo aktivitet në internet mund të sjellë rrezik. Asnjëherë nuk ka qenë më i madh vëllimi i
komunikimit, shkëmbimi i informacioneve, dokumenteve, fotografive dhe videove onlajn.

Marketing

Në kohën kur përmes internetit mbajmë takime, paguajmë fatura, edukohemi, e udhëheqim biznesin, kanosjet kibernetike janë përditshmëri.
Veçanërisht duhet pasur kujdes në informacionet dhe aktivitetet afariste, pasi që bizneset e
vogla dhe të mesme janë cak ideal për kriminelët kibernetik. Ato zakonisht janë minimalisht ose aspak të mbrojtur dhe nuk disponojnë me infrastrukturë përkatëse dhe të sigurt. Këto sulme mund të sjellin pasoja afatgjate për biznesin tuaj siç janë: ndërhyrje në llogari, ngecje në punë, shantazhe kibernetike, keqpërdorim të biznes informacioneve…

Prandaj, siguria në internet bëhet prioriteti numër një. Kur flasim për siguri kibernetike, fillimisht mendojmë se janë antiviruset dhe Firewalltipet e mbrojtjes, por kjo nuk është e mjaftueshme. Kompanisë tuaj i nevojitet mbrojtje e plotë e rrjetit, me të cilën të dhënat e besueshme dhe informacionet e rëndësishme gjithmonë do të mbrohen prej manipulimeve. Kur flasim për mbrojtje në internet, mendojmë se na duhet njohuri paraprake ose ndihmë profesionale, por nuk është ashtu. Ekzistojnë shërbime të cilat janë të disponueshme lehtë, të thjeshta për përdorim dhe të cilat ofrojnë mbrojtje të plotë të rrjetit tuaj.

Edmond Veseli, menaxher biznesi në kompaninë “Agnesa” të Manastirit thotë: “Ne në
kompaninë “Agnesa” ishim të vetëdijshëm se që t’ua ofrojmë klientëve përvojën më të mirë
abonuese, duhet fillimisht t’i eliminojmë të gjitha rreziqet të cilat i kemi në rrugë. Vetë ekzistimi i dyqanit tonë onlajn do të thotë se prioritet e kemi rrjetin e mbrojtur të internetit. Si abonues ekzistues i shërbimeve të MakedonskiTelekom, kur mu prezentua pakoja SafeNet OFFICE vendosa menjëherë ta aktivizoj këtë paketë dhe ta mbroj kompaninë në kohën kur vetëm një mesazh i dyshimtë ose një klikim mund ta rrezikojë punën tuaj të deritanishme dhe mundin e dhënë.

SafeNet OFFICE ju mbron juve, biznesin tuaj, klientët – dhe mbi të gjitha – nuk duhet të jeni ekspert teknologjik për ta përdorur këtë shërbim. Pa kurrfarë mëdyshje, do t’ia rekomandoja shërbimin SafeNet OFFICE të gjithë abonuesve të biznesit të shërbimeve të MakedonskiTelekom. Me SafeNet OFFICE fitohet siguri prej kanosjeve në internet të cilat mund të na dëmtojnë lehtë ndërsa shumë shesh të njëjtat i injorojmë. Kur kemi mundësi t’i pengojmë disa ndikime të caktuara, kjo gjithmonë është zgjedhje më e mirë sesa të rikuperohemi prej dëmeve të cilat ndodhin.

Duke e mbrojtur rrjetin e internetit prej sulmeve hakerike dhe keqpërdorimeve, jo vetëm se mundësojmë punë të jashtëzakonshme por edhe e mbrojmë imazhin dhe stabilitetin e
kompanisë tonë.

SafeNet OFFICE është shërbim i integruar në internetin fiks të Telekomit që ofron siguri
interneti të avancuar dhe në mënyrë automatike i bllokon kanosjet potenciale që para se ato të vijnë në kontakt me pajisjet abonuese. Meqë bëhet fjalë për pajisje cloud, nuk nevojiten instalime dhe azhurnime të softuerit, por ai fillon të punojë në momentin kur do të aktivizohet përmes aplikacionit celular Telekom MK ose menaxherit tuaj shitës.

Marketing