Mbyllen baret dhe restorantet, Rama: Është luftë! Fitohet duke kufizuar lirinë

Qeveria avancon masat parandaluese për mos përhapjen e Koronavisur duke mbyllur fillimisht në dy qytete lokalet dhe restorantet.

Marketing

Këtë vendim e anonçoi Kryeministri Edi Rama i cili thotë se duke parë shkallën e ulët të vetëdijes së shumë qytetarëve, kryesisht të rinj, që e kanë edhe më të vështirë të rrinë në një vend, detyrohemi të mbyllim të gjitha restorantet, baret, klubet, në Tiranë dhe Durrës fillimisht!

“Kjo nuk është kohë pushimesh dhe argëtimesh jashtë shtëpisë, po kohë lufte dhe kjo luftë fitohet vetëm duke kufizuar lirinë tënde, duke ndryshuar rrënjësisht mënyrën e jetesës dhe duke ruajtur familjen tënde nga kontaktet e tua me jashtë”, shprehet Rama.

Nga një vëzhgim i Top Channel paraditen e të mërkurës rezulton se frekuentimi lokaleve në zonën e ish bllokut ishte i ulët madje në një prej lokaleve të njohur e tejet të frekuentuar ishte i boshatisur. Ndërkohë në zonën e Tiranës së Re lokalet e lagjeve vijonin të populloheshin nga qytetarët përfshi ata të moshës të tretë, grupi më i rrezikuar, duke rrufisur normalisht kafenë.

“Jo nuk kam frikë mund ta marrim virusin edhe duke prekur dorezën e derës apo në ashensor”, shton më tej.
Pak metra më tutje në këtë degë të postës shqiptare, aplikohet hyrja një e nga një të qytetarëve në sportele. Kjo ka krijuar grumbullim njerëzish të cilët qëndrojnë ngjitur me njëri tjetrin duke mos respektuar distancën e kërkuar një metër larg.

Marketing