Mesatarja mbi 7.5 e vendosur për maturantët që duan të aplikojnë në degën e mësuesisë i dha goditje të rëndë Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”

Pas afishimit të fituesve të këtij viti shifrat janë tepër shqetësuese. Me vështirësi u mbushën kuotat minimale të vitit të kaluar ku mesatarja ishte mbi 7, dhe listat e këtij viti, kur mesatarja është 7.5, kanë rezultuar me 30-50 % rënie të numrit të aplikantëve.

Kështu me shumë mundësi do te mbyllen deget e Matematike-Fizikes, Matematike-Informatikës, Fizikës Kompjuterike, Histori-Gjeografisë, Gjuhë-Letërsisë, Filozofi-Sociologjisë, Edukimit Qytetar, Italishtes, Frëngjishtes, Gjermanishtes, Gjeografi dhe Gjuhë Italiane, Gjuhë Shqipe dhe Frënge, Histori dhe Gjuhë Gjermane, Arsimi Parashkollor, Administrim Biznesi dhe Inxhinieri, Ekonomi-Turizëm.

Nga parashikimet e këtij viti pritet te mbyllen thuajse të gjithë degët e mësuesisë që zënë rreth 50% të numrit total të degëve. E vetmja degë që ka thyer rekord aplikimesh është dega e Infermierisë, ku numri i aplikantëve është mbi 1000.

Shumica e tyre largohen drejt Gjermanisë, menjëherë pas diplomimit në Bachelor, pasi lehtësirat e vendit të zhvilluar për vizat e punës në këtë kategori, janë të konsiderueshme. Në javët e fundt është rritur numri i aplikimeve për degën e Infermierisë edhe në Universitetin e Tiranës dhe në ato të rretheve të tjera.

Sipas disa të dhënave të dalë nga zyrat e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, janë një numër i madh të rinjsh të cilët kanë përfunduar studimet në fushën e infermierisë dhe po përgatiten që të largohen drejt Gjermanisë. Shtysë për këtë janë bërë kërkesat në rritje të Gjermanisë për mjekë, pasi kjo e fundit është një popullsi në plakje.

Artikulli paraprakCarovska: Po ulet varfëria
Artikulli tjetërU dënua me burgim të përjetshëm sepse vodhi 50 dollarë, lirohet pas 36 vitesh