Mbyllen pjesët e para, këto janë rezultatet në dy ndeshjet e Superligës

15:50 | 6 Maj 2021

Marketing

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që janë duke u zhvilluar sot (e enjte) në kuadër të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës.

Drenica është duke barazuar me Llapin (1 – 1), derisa Ballkani gjithashtu është duke barazuar me Arbërinë (1 – 1), shkruan lajmi.net.

Golin e parë në Suharekë e ka realizuar Kreshnik Bahtiri (7′), por në fundin e pjesës së parë, Ballkani barazoi rezultatin (44′) përmes Arbër Shalës.

Nga ana tjetër, në Skenderaj është duke u zhvilluar ndeshje mjaftë interesante.

Ishte Monin që shënoi autogol pas pesë minutave lojë për të kaluar Drenicën në epërsi (5′).

Por, pas vetëm katër minutave, Llapi barazoi shifrat përmes Hossarit (9′).

Mbetet të shihen nëse në pjesën e dytë do mbesin këto rezultate./Lajmi.net/

Marketing