Mbyllet Gjykata e Pogradecit, shkak koronavirusi

8 punonjës të Gjykatës së Pogradecit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus duke bërë që dyert e gjykatës të mbyllen deri më datë 17 mars.

Marketing

Bëhet me dije se të prekur rezultojnë 3 gjyqtarë dhe 4 sekretare si edhe drejtuesja e prokurorisë.

Në punë ka mbetur vetëm Drejtuesja e Gjykatës së Pogradecit, e cila e ka kaluar më herët COVID dhe do të qëndroj në krye të institucionit për të pritur vetëm raste emergjente.

Sipas Report tv dyshohet se njëra prej sekretareve që ka rezultuar pozitive tre ditë më parë dhe më pas ka infektuar edhe të tjerët.