Mbyllet kufiri Bllatë në drejtim të Shqipërisë

Qeveria ka shtuar listën e masave kundër virusit Korona. Është vendosur mbyllja e kufirit Bllatë, Xhepishtë-Trebishtë në drejtim të Shqipërisë, mbyllja e qendrës së skijimit në Mavrovë. Qeveria gjithashtu vendosi për ndalesë dhe regjim të posaçëm për lëvizje në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, me çka rregullohet hyrja dhe dalja nga këto komuna, si dhe masa për regjim të posaçëm të lëvizjes së banorëve brenda në këto komuna. Gjithashtu është vendosur të shtohet kontrollet inspektuese për respektimin e rekomandimeve të Qeverisë.

Marketing
Marketing