Mbyllet Kuvendi i Shqipërisë, anulohen seancat

“Kuvendi i Shqipërisë nuk do të mblidhet në seance plenare, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës.” ky ka qenë njoftimi i bërë nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.

Marketing

Ndër të tjera Taulant Balla ka bërë thirrje për të gjithë që të bëjnë kujdes. Ndërsa njofton se masat e e rrepta duhet të zbatohen për të mirë të të gjithëve.

“Deputetët do të vijojnë angazhimin e tyre në komisione dhe në ndjekjen e situatës, duke respektuar masat e rrepta të përcaktuara nga MSH. Frikë jo, kujdes po! Masat shtrënguese do të vijonë sipas planit dhe kontributi i çdo qytetari është esencial për përballimin me sa më pak pasoja të armikut të padukshëm që kërcënon shëndetin tonë e të njerëzve më të dashur rreth nesh” vijon më pas Balla.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme është anuluar Komisioni i Ligjeve dhe i Medias. Po kështu Partia Socialiste ka anuluar të gjitha takimet e partisë.

Marketing