Mbyllet lokali ku u helmuan 44 dasmorë

Të paktën 44 dasmorë të pranishëm në tre dasma të zhvilluara të shtunën dhe të dielën në Elbasan u helmuan nga ushqimi.Të gjithë dasmorët janë helmuar në lokalin Laguna Blu që ndodhet në unazën e këtij qyteti. Pas ngjarjes raportohet se lokali u bllokua nga AKU.

Marketing

Pavarësisht ngjarjes ende nuk ka një shpjegim zyrtar për çfarë ka ndodhur.

Autoritetet raportojnë se janë marrë disa kampione nga ushqimi që ndodhej në lokal për të mësuar se kush prej ushqimeve e shkaktuar helmimin e pacientëve.

Marketing