Mbrëmë rreth orës 23:10 minuta, nëpunësit policorë nga Stacioni policorë Gazi Babë kanë kryer kontroll në një lokal në Creshevë të Shkupit me çka kanë konstatuar se lokali nuk ka qenë i regjistruar si dhe 5 persona dhe pronari i lokalit S.S 56 vjeç janë gjetur brenda në objekt, transmeton TV21.

Lokali u mbyll nga Inspektorati i Tregut Shtetëror si dhe 5 personat dhe pronari janë shoqëruar në polici.

Pasi që të dokumentohet rasti i plotë do të ngritet akuzë sipas nenit 206 të Kodit Penal për “mosveprim në përputhje me rregulloret shëndetësore gjatë një epidemie.