Mbyllet përkohësisht shërbimi epidemiologjik në Gostivar

Shërbimi epidemiologjik dhe mikrobiologjik në Qendrën rajonale për Shëndet Publik në Gostivar janë është mbyllur që prej mbrëmjes së djeshme.

Marketing

Qendra është mbyllur përkohësisht pasi një punonjës gjatë ditës së djeshme ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Të gjithë të punësuarit janë vendosur në izolim shtëpiak.

Të gjithë të punësuarve iu është marrë material për testim ndaj Covid-19. Masat e mëtejshme dhe vendimet e autoriteteve shëndetësore varen nga rezultati i testeve.

Epidemiologët në Gostivar ditëve të fundit kanë realizuar mbi 50 teste dhe kanë kryer anketime epidemiologjike. Këto ditë pritet të hapet edhe një pikë për realizimin e testeve.

Marketing