Mbyllet votimi, pjesëmarrje rekord në zgjedhet e Malit të Zi

Është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi.

Marketing

Në 1,217 qendra votimi kanë votuar një numër rekord qytetarësh. Një orë para mbylljes së votimit, pjesëmarrja ishte rreth 75% sipas Qendrës së Kërkimit dhe Monitorimit në Mal të Zi (CEMI).

Kjo pjsëmarrja është 3.4% më shumë nga zgjedhjet e kaluara.

Rajonet veriore dhe perëndimore patën shkallën më të lartë të pjesëmarrjes.

Partia Demokratike Socialiste e kryeministrit Milo Gjukanoviç dhe Fronti Demokratik jaë dy forcat më të mëdha që garojnë në këto zgjedhje.

Partitë shqiptare janë përfaqësuar me dy koalicione, Forca e Re Demokratike dhe Alternativa Shqiptare.

Sipas CEMI, në 1,217 qendrat e votimit e kanë patur të drejtën për të votuar 540,026 qytetarë.

Gjatë votimit janë raportuar 660 raste për parregullësi gjatë procesit. Ajo që bie në sy është se dy nga këto raste janë në komunat me prezencë të lartë të votuesve shqiptarë në Tuz dhe Ulqin.

Në shkollën “Mahmut Lekiç” në Tuz është raportuar prania e policëve me unifromë, gjë që është e ndaluar në ligjin zgjedhor malazez.

Ndërsa në Ulqin, në shkollën Boško Strugar, është raportuar një numër i lartë i fshirjes së emrit të votuesve nga listat dhe askush nga autoritetet nuk u dha atyre informacion se në cilin qendër votimi mund të votojnë, ndërsa faqja zyrtare në internet është jashtë funksionit, për këtë arsye ata nuk ishin në gjendje të zbulojnë se ku mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës