McGregor falënderon tifozët, paralajmëron trilogjinë

Dustin Poirier ka dalur fitimtar nga dueli me Connor McGregor në kuadër të UFC 257.

Marketing

Pas meçit, Connor McGregor e uroi për fitoren e arritur, dhe deklaroi se ai pati problem me këmbën dhe nuk u ndie rehat gjatë gjithë kohës, por se rikthimi i tij është i paevitueshëm.

Për irlandezin, kjo ishte humbja e tretë në karrierën e tij, dhe e para që dikush ia shkakton me nokaut.

McGregor zgjodhi rrjetin e tij social, Instagram, për të falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka thënë se është i ngazëllyer sepse do të ndeshen sërish dhe do të jetë një epilog i mirë.

“Faleminderit për mbështetjen e të gjithëve! Nuk ishte nata ime atje, por një mundësi e shkëlqyeshme për tu përmirësuar. Jam i ngazëllyer në trilogjinë që tani kam në duar”, tha ai.

“Dustin është një konkurrent tejet i vështirë dhe unë pres që të ndeshemi përsëri. Jam duke shikuar gjendjen e këmbës dhe gjendjen time gjatë kthimit për në shtëpi! Zoti na bekoftë të gjithëve, vikend të këndshëm”, përfundoi Connor McGregor.

Marketing