“McGregor ka truproja shqiptarë, së shpejti stërvitem me të”

Florian Marku ishte një nga të ftuarit e emisionit “FanZone” në ekranin e Supersport, ku tha se dyshon që ka kaluar koronavirusin, ndërsa zbuloi edhe planet për të ardhmen e kontaktet me Connor McGregor.

Marketing

Kjo periudhë besoj të ka shërbyer për mirë, pasi jeni rikuperuar nga operacioni…
Po më ka ndihmuar shumë kjo kohë, pasi kam bërë një operacion në janar dhe kam pasur mundësi të rikuperohem më së miri. Është folur shumë që koronavirusi është mashtrim, por uën vetë kam qenë për 14 ditë i sëmurë, me temperaturë, por më pas kaloi çdo gjë.

E keni lënë pas dëmtimin?
Them se po, pasi po stërvitem me një trajner personal këtu Në Londër dhe nga dita në ditë pres të arrij formën më të mirë.

Kur pritet të zbrisni sërish në ring?
Presim për në korrik, por nuk kemi akoma saktësisht nëj datë, sepse situata është pak kaotike. Gjithsesi unë jam gati në çdo kohë.

Sa të vështirë e ka të fejuara, që je në këtë profesion dhe je i kërkuar edhe nga femra të tjera?
Unë jam tërë kohës bashkë me të dhe lëvizim shumë, ndaj jemi duke e ndërtuar bashkë gjithçka. Boksi është bërë pjesë e jetës tonë, jo vetëm për mua, por edhe për atë, që pret ndeshjet me të njëjtën dëshirë si unë.

Ju kemi parë në një foto edhe me Connor McGregor…
Çunat që ruajnë atë janë shqiptarë nga Tropoja dhe më kanë mundësuar që kur të kalojë kjo situatë, të stërvitem për disa kohë me të për të ndihmuar njëri-tjetrin.

McGregor apo Khabib, kush është më i mirë për ju?
Të them të drejtën Khabib më lodh, pasi ka armë të fortë vetëm mundjen dhe e lodh shumë kundërshtarin në atë pikë e pastaj e dominon edhe lart, por është më i mirë.

Marketing