MD: Përkrahja e Ligjit për prokurori publike është përkrahje e të ardhmes sonë evropiane

Përkrahja e Ligjit për prokurorinë publike është kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thonë nga Ministria e Drejtësisë dhe shtojnë se vazhdojnë me konsultime me partitë politike dhe grupet e deputetëve nga opozita.

Marketing

“Ligji i cili është në procedurë kuvendore i implementon të gjitha standardet ndërkombëtare të cilat kanë të bëjnë me fushën e prokurorisë publike dhe vlejnë mbrojtje të të drejtave të njeriut, të cilat e përforcojnë pavarësinë, neutralitetin, përgjegjësinë dhe efikasitetin në luftën me krimin nga ana e prokurorisë”, citohet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Angazhimi për mbrojtje të këtyre parimeve, siç qëndron në kumtesë, nuk është vetëm angazhim i Ministrisë së Drejtësisë, por edhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut e cila del nga anëtarësimi jonë në Këshillin e Evropës dhe aspirata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gatishmëria për zhvillim, por edhe implementim të tërësishëm të këtyre parimeve, të cilat janë numëruar edhe në shënimin e VMRO-DPMNE-së, janë jo vetëm obligim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, por duhet të jenë edhe obligim dhe përpjekje e të gjitha partive politike orientimi i të cilëve është integrimi evropian”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Prej atje përkujtojnë se i presin amendamentet nga ana e VMRO-DPMNE-së për propozimin e Ligjit për prokurorinë publike, me qëllim të vendosjes së përbashkët të ligjit i cili do të mundësojë implementim praktik të të gjitha parimeve ndërkombëtare për punën e prokurorisë publike.

Nga Ministria e Drejtësisë përkujtojnë se vetëm ligji i cili do të mundësojë luftë efikase kundër krimit dhe korrupsionit dhe i cili nuk do të përmbajë amnisti të fshehur, do të mund t’i hap dyert e Bashkimit Evropian.

Marketing