Kuvendi i Maqedonisë pa debat me 100 vota miratoi përbërjen e re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor. Oliver Derkovski nga VMRO-DPMNE do të jetë kryetar i Komisionit, ndërsa zëvendës i tij do të jetë Ditmire Shehu nga radhët e BDI-së.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) si anëtarë janë: Radica Risteski, Janakie Vitanovski dhe Borçe Kondarko.

Nga VMRO-DPMNE: Oliver Derkoski dhe Elizabeta Postollovska.

Kurse anëtari i opozitës shqiptare i ka takuar Lëvizjes BESA që do të përfaqësohet nga Enver Salihi.

Pushteti dhe opozita votuan bashkë për përbërjen e re të KSHZ e cila do të jetë ë përkohshme me mandat 6 mujor dhe do të ketë për obligim organizimin e referendumit.

Pas kësaj Komisioni për Sistem Politik dhe Komisioni Juridik Ligjvënës do të shqyrtojnë propozim ligjet për Kodin Zgjedhor, atë për financimin e partive politike dhe propozim ligjin për Qeveri teknike.