Më 15 korrik zhduket Kovid-19 në Maqedoni! Ja kush e thotë

Mjeku në pension Naum Mojsoski në një intervistë për Kanal 5, ka folur në lidhje me coronavirusin në vend, si dhe mundësinë kur do të përfundojë kjo pandemi.

Marketing

Ai thotë se edhe për gripin e derrave ka dhënë parashikime të sakta, ndërsa për Covid-19 thotë se rasti i fundit do të jetë më 15 korrik.
“Unë edhe për gripin e derrave kam thënë kur do të përfundojë, ndërsa për Covid-19 në Maqedoni, mendoj se rasti i fundit do të jetë më 15 korrik. Do të thotë pas 15 korrikut ne nuk do të kemi raste me Covid-19. Valë të dytë nuk do të ketë, por do të ketë persona të caktuar të cilët kanë qenë më rëndë të sëmurë dhe të cilëve do t’u dobësohet imuniteti. Ndryshe raste të reja nuk do të ketë”.

“Virusi nuk ndryshon, është i njëjti vetëm që sistemi ynë imunitar dobësohet. Në verë, formohet një sasi e madhe e vitaminës D, e cila është një imuno-rregulator dhe për këtë arsye duhet të jepet një sasi e madhe e vitaminës D për ata që janë tashmë pozitivë, ata nuk do të futen në një gjendje më të keqe. Ky virus në makrofagët do të aktivizohet në një kohë të caktuar kur imuniteti të dobësohet, dhe nuk ka asnjë mundësi që ai të pësojë mutacione”, tha mjeku Mojsoski.

Sipas tij, përveç vitaminës D, rol të rëndësishëm ka edhe zhvillimi i vaksinës.

Marketing