Me 237km/orë, humb jetën në aksident ish-futbollisti i Realit

Një aksident i rëndë automobilistik i ka marr jetën ish-futbollistit spanjoll të Realit dhe Sevilies, Josè Antonio Reyes dhe një të afërmi të tij.

Marketing

Sikurse mësohet, aksidenti është shkaktuar nga një çarje e gomës, ndërkohë që ai drejtonte automjetin Mercedes me 237 kliometra në orë, në autostradën A-376. Kështu shkruan ‘Mundo Deportivo’ që citon se ka patur mundësi të shohë proceverbalin e mbajtur nga agjentët e Rojës Civile, që mbërritën në vendngjarje.

Pasi ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë së lartë, makina e Reyes ka fluturuar në kuptimin e vërtetë të fjalës mbi blloqet e vendosura në rrugë për shkak të punimeve që po kryheshin dhe më pas ka marr flakë.

Duket se futbollisti i dhënë pas makinave posdeonte edhe mjete të tjera mes të cilave edhe një Ferrari. Mësohet se ai nuk e përdorte prej muajsh Mercedes Brabus S550 me të cilën pati edhe aksidentin.

Marketing