Më 25 janar mbahet mbledhja e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriut

Më 25 janar mbahet mbledhja e qeverive Kosovë – Maqedoni e Veriu
Ministrat kosovarë u informuan sot lidhur me përgatitjet që janë duke u zhvilluar për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimi tha se kjo mbledhje do të mbahet në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.
“Jemi dakorduar që mbledhja e përbashkët të mbahet më 25 janar 2021, në Shkup, në hapësirat e Maqedonisë së Veriut”, bëri të ditur ajo.
Në mbledhjen e mbajtur sot Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe nismën për lidhjen e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për kalimet e përbashkëta kufitare Han i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë, si dhe nismën për marrëveshjen për bashkëpunim në turizëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marketing
Marketing