Më 27 prill e kapi për flokë, Sheqerinska s’do hakmarrje

Në lidhje me amnistimin e të përfshirëve në ngjarjet e dhunshme në Kuvend, sot e pyetëm Ministren e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska nëse e falë personin që më 27 prill e tërhoqi nga flokët.

Marketing

Ajo na tha se që në fillim ka kërkuar që përgjegjësi të mbajnë organizuesit, që në të ardhmen të mos ketë më njerëz që e keqpërdorin politikën për të përhapur dhunë. Në momente të caktuara të gjithë e kemi pasur të vështirë, por patjetër duhet që plagët e shtetit të shërohen tha Sheqerisnka.

“Edhe në momentet kur ajo gjë ka ndodhur, jam përpjekur që brenda meje të mos kem urrejtje, sepse nga urrejtja askush nuk ka përparuar. Dua që sistemi dhe drejtësia të funksionojë, që të gjithë ne si qytetarë të këtij shteti të ndihemi të sigurt, sepse hakmarrja asnjëherë nuk ka sjellë diçka të mirë”, tha Radmilla Sheqerinska, ministre e mbrojtjes.

Marketing