Më 31 dhjetor skadon afati për paraqitje në DAP

Në më pak se dhjetë ditë nga afati përfundimtar për regjistrimin elektronik për deklaratën vjetore të tatimit, më shumë se një e treta e qytetarëve nuk e kanë plotësuar obligimin e tyre ligjor.

Marketing

Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se janë formuar ekipet mobile që i mbledhin deklaratat tatimore të qytetarëve nga kompanitë ku ata punojnë në mënyrë që të shmangin vonesat dhe pasojat e padëshiruara. Nga DAP-i u bën thirrje qytetarëve të mos presin për ditën e fundit kur ka shumë rrëmujë.

Çdo ditë regjistrohen nga dhjetë deri në dymbëdhjetë mijë tatimpagues dhe dinamika e regjistrimit është e kënaqshme në këtë periudhë. Ne presim që kjo dinamikë të rritet në periudhën e ardhshme, sepse përvoja e së kaluarës thotë se në ditët e fundit rritet numri i tatimpaguesve që përmbushin detyrimet e tyre ligjore “. – theksoi Muhedin Avdi – Udhëheqës i Sektorit të Tatimeve në DAP.

Para objektit të DAP-it gjetëm qytetarë që hynë për të paraqitur një deklaratë vjetore të tatimit. Ata që përdorin kompjuterë çdo ditë thonë se nuk kanë pasur ndonjë problem dhe lehtë kanë kryer punën, pjesa tjetër duhej të merrte pak ndihmë nga të afërmit apo miqtë.

Ja, tani do ta paraqes. Me kompjuter, si? Punoni me të ? Punoj nga pak, nuk ka problem. ”
Nuk di shumë me kompjuter.”

A e keni dorëzuar? “Po, e dorëzova, çdo gjë në rregull.”
Tani do ta paraqes. A është e vështirë procedura e re? Jo, gjithçka është në maqedonisht dhe nuk ka problem. ”
Për pesë deri 10 minuta përfundon puna, nuk pritet shumë. Është e shpejtë dhe efikase, punonjësit janë të sjellshëm “. – u shprehën qytetarët e anketuar.

Këtë detyrim ligjor duhet ta kryejnë rreth 900 mijë qytetarë. Çdo person fizik i cili ka fituar të ardhura në çfarëdo baze si rroga, kompensim për pushim vjetor, të ardhura nga qiraja, përfitime nga lojërat e fatit, apo ka marrë para nga jashtë dhe të ardhura të tjera që i nënshtrohen tatimit, me tatimin mbi të ardhurat personale është i obliguar deri në fund të vitit të regjistrohet në sistemin e Tatimit Personal Elektronik.

Nga DAP-i thonë se nga ky obligim tani i kursyen pensionistët që marrin të ardhura nga pensionet, por jo edhe pensionistët që kanë ndonjë të ardhur shtesë. Ata do të duhet të regjistrohen. Nga DAP-i dy muaj më parë njoftuan se ata që nuk do ta respektojnë ligjin, nuk do të penalizohen me para, vitin e parë, megjithëse gjobat janë të parapara me ligj.

Marketing