Kuvendi më 31 tetor do të mbajë seancë të zakonshme për pyetje deputetësh. Në fokus opozita pritet të vendos amendamentet për ndryshimet kushtetuese dhe Ligjin për amnisti të cilin e kërkoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për të gjithë të akuzuarit dhe të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit.

Në seancën e njëjtë, deputetët e përjashtuar nga VMRO pritet të adresojnë kërkesat e tyre.