Me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’ qytetarët deri tani kanë kthyer 965.000 euro

Për një muaj nga lëshimi në përdorim të aplikacioni ‘TVSH-ja ime’, rreth 965.000 euro kanë përfunduar te qytetarët.

Marketing

Kryetari i Komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev sot i dha të dhënat lidhur me aplikacionin ‘TVSH-ja ime’, duke theksuar se rëndësinë në nivelin lokal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se sipas të dhënave të DHP-së, deri më 31 korrik, janë skanuar 7.205.376 llogari fiskale dhe se me këto skanime 965.000 euro kanë përfunduar tek qytetarët.

“Kjo do të thotë se kthimi i 15% të TVSH-së i jep rezultatet për të cilën u vendos. Në fakt rezultaet janë të dyfishta, për shkak se kjo masë kthen para tek qytetarët dhe ata vazhdimisht kërkojnë llogaritë fiskale për prodhimet që i blejnë apo për shërbimet që i marrin”, tha Ilijev./

Marketing