Me donacion amerikano-evropian do të rikonstruohet kulmi i çerdhes “Lulja” në Çair

Komanda Evropiane e armatës të SHBA-ve e përfaqësuar nga departamenti për bashkëpunim ushtarak pranë Ambasadës së SHBA-së në Shkup, drejtoresha e IPKKF “Fidani” znj. Rabije Loku dhe përfaqësuesja nga Komuna e Çairit znj. Narel Salih Buqi ,sot nënshkruan kontratë për donacion në vlerë prej 99.605,00 dollarësh amerikan, dedikuar për rikonstruimin e kulmit të objektit “Lulja”, largimin e kulmit prej saloniti dhe olluqeve, zgjerimin e terasave të ballkonit, fasadës, rekonstruimin e hyrjes në kopsht, përmirësimin e cilësisë së ndriçimit dhe ndërrimin e dritareve të dëmtuara, me qëllim që të sigurohen kushte më të mira hapësinore për zhvillimin e veprimtarisë edukativo-arsimore në kopshtin për fëmijë “Fidani”.

Marketing