Me donacion të tri kompanive privatë rinovohet reparti operativ në Klinikën për gjinekologji në Çair

Me donacion të tri kompanive privatë, ‘Alma M’, ‘Tempo 99’ dhe ‘Eftinija Impeks’ është rinovuar reparti operativ në Klinkën për gjinekologji dhe obstetrikë në Çair, njofton “TVM2”.

Marketing

Rinovimi i repartit me rreth 420 metër katrorë vjen pas pothuajse dyzet viteve punë dhe ka kushtuar rreth 6 milion e 300 mijë denarë denarë.

Ky repart përfshin dy sala të operacionit, repart për anestezion dhe mjekim intenziv si dhe hapësira tjera ndihmëse të nevojshme në punë. Drejtori i spitalit Bashkim Ismaili tha se ky investim do të ofrojë kushte më të mira si për pacientët ashtu edhe për personelin.

Në këtë hapësirë kryhen operacione gjinekologjike. Në këtë hapësirë ne kemi hap edhe një repart të ri që është reparti i endoskopisë. Praktikisht tashmë është liruar kapaciteti për lindjet. Deri tash i kemi bërë aty, është liru kapaciteti dhe tash endoskopia ka hapsirë për tu zhvilluar, ndërsa trendi në gjinekologji është që të shkojë në endoskopi. Është arritur që ne tash të kemi sallë të veçantë për një gjë të tillë, sallë të veçantë për lindjet’ – u shpreh Drejtori i Spitalit për gjinekologji dhe obstetrikë, Bashkim Ismaili.

‘Ne si Kompani kemi fonde shoqërore dhe deri vitin e kaluar i kemi donuar nëpër shkollime. Shkollimet janë shumë me rëndësi, por duke biseduar me Drejtorin e spitalit e pamë se edhe ktu ka nevojë të madhe dhe ishte ideja të ndihmojmë këtë projekt. Motivi i ndihmës ka ardhur nga ajo se të ndërtojmë shkolla do të ndihmojmë të ardhmen e popullatës, por duke shpëtu një jetë ështe edhe më me rëndësi dhe ajo na shtyri të finansojmë këtë projekt’ – tha drejtori i ‘Alma-M’, Muharem Murtezani.

Ismaili tha se Spitali ka mungesë të anesteziologëve, mungesë e cila së shpejti pritet të plotësohet. Me këtë rast u informua se në tre vitet e fundit ka rritje të numrit të foshnjeve të posalindura. Këtë vit Gjinekologjia e Çairit do të përmbyll me rreth 4100 lindje u tha me këtë rast.