“Më e lumtura në botë”! Luana falënderon për urimet në mënyrë të veçantë

Luana Vjollca dje festoi ditëlindjen.

Moderatorja me rastin e ditëlindjes kishte pranuar dhurata dhe urime të shumta, si nga familjarët, ashtu edhe nga miqtë dhe fansat.

Marketing

Urimet që pranoi me rastin e ditëlindjes e kanë lumturuar pa masë atë dhe falënderoi të gjithë përmes një videoje realizuar gjatë fotosesionit me fustanin e verdhë.

“Une.. me e lumtura ne bote nga gjitheee urimet tuaja !!!”, ka shkruar ajo mbi videon ku shihet duke vrapuar.

Gjatë ditës së djeshme, ajo kishte edhe një befasi për fansat, zbuloi që së shpejti do ta shohim sërish në ekran.

Ani pse nuk ishte gjatë kësaj kohe aktive me ndonjë projekt televiziv, Luana ishte shumë aktive në muzikë, duke publikuar dy këngë, të cilat rezultuan shumë të suksesshme.