“Më fal,mungova 3 vite”, Gold Ag në varrin e babait…

Reperi i njohur Gold Ag ka shpërndarë për ndjekësit e tij një postim shumë të ndjerë në llogarinë e “Instagramit”.

Marketing

Ai ka humbur babain kur ishte në moshë shumë të vogël, por prej 3 vitesh nuk kishte shkuar të vizitonte varrin e tij në Preshevë, ndërsa së fundmi shkoi për t’i treguar që ishte bërë gjysh.

 “Mirë se të gjeta babë. Më fal që mungova 3 vite pa dashjen time, por lutjet për ty nuk i ndal zemra nga çdo skaj i botës. Babë erdha me t’kallxu që je bo gjysh, do ta rris Guerilin me traditat që më rrite ti mua. Shpejt do të vijmë edhe bashkë babë. Ah Preshevë, era që nuk e ndjeva askund”, shkruan Gold Ag.

Pa kohë më parë reperi është bërë babai i Guerilit, djalit të tij, dhe me lindjen e të voglit, ka treguar se tashmë e kupton më mirë rëndësinë e figurës atërore në shtëpi dhe i premton të birit që do kujdeset që mos i mungojë kurrë asnjë gjë në jetë, duke qenë se vetë u rrit pa baba.

“Faleminderit Zot për këtë dhuratë, faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që mi keni dërguar për lindjen e djalit, ua kthefsha për të mira e për gëzime. Faleminderit nusja jeme Ermira Shkodra, faleminderit për kujdesin gjinekologe Dardane Ukella Lleshi që e pate nga fillimi deri në fund. Faleminderit shumë doktor Selman Demolli për respektin e kujdesin e lindjes, faleminderit nga zemra motër e nderume Time Kadrijaj për angazhimin tënd dhe kujdesin për nusen e djalin.

Mos e harrofsha asnjë të mirë nga ju e për të mira ua kthefsha. Zot faleminderit që na gëzove, Gueril ti m’bane babë e unë do të rris ashtu siç i ka hije një prindi, u rritsh pranë meje se mua m’ka munguar baba e ty mos të mungoftë asgjë në këtë jetë. Zoti im jepi shëndet, dije e le të jetë i hajrit për atdhe e fe. 30.11.2020”, ishte shkrimi i reperit.

Marketing