Me Fondin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të revitalizohet Manastiri i Shën Mërisë (Eleusa)

Në Manastirin e Shën Mërisë (Eleusa) në Velusa, sot u nënshkrua granti i Fondit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti të kulturës të epokës së mesme bizantine të ruajtur në territorin e Maqedonisë. Granti u nënshkrua nga ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërns dhe ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Mjetet nga ky grant do të shfrytëzohen për mbrojtjen e plotë të Kishës së Eleusasë, çatisë, fasadës, si dhe ruajtjen e afreskeve, ikonave, pastrimit të mozaikëve. “Ministria e Kulturës ka ndërhyrë në aspekt financiar në disa raste në vitet e kaluara për të mbrojtur këtë gjurmë të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut, por me nënshkrimin e grantit nga Fondi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të kontribuohet në revitalizimin, rregullimin afatgjatë dhe mbrojtjen e objektit të vlefshëm, si dhe pikturës që ka zgjidhje unike ikonografike që kanë frymëzuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të pikturës monumentale bizantine”, tha ministri Ismaili.
Manastiri i Eleusasë daton nga shekulli XI, dhe ndërtuesit e tij ishin ndikuar nga zgjidhjet bashkëkohore arkitekturore nga kryeqendra bizantine dhe i pasqyrojnë ndikimet e menjëhershme të traditës së ndërtimit të Carigradit.

Marketing
Marketing