Më ftohë në Krushevë dhe Mavrovë – 6, më ngrohtë në Gjevgjeli 2 gradë

Në Maqedoni në mëngjesin e sotëm ka qenë në Krushevë dhe Mavrovë ku janë matur – 6 gradë Celsius, pastaj në Berovë, Prilep, Topolçan, Pozharan -4, dhe në Kumanovë, në Ohër, Manastir, ku temperatura e matur ishte -3 gradë. Më ngrohtë ka qenë në Gjevgjeli ku temperatura ka qenë 2 gradë, ndërsa në Shkup në mëngjes temperatura ka qenë 0 gradë.

Marketing

Lartësia e shtresës së dëborës të matur në orën shtatë të mëngjesit të sotëm ka qenë 24 centimetra Kodër të Diellit, 13 në Pozharan, 12 në Topollçan, 11 në Mavrovë, 8 në Kriva Pallankë dhe Berovë, 7 në Tetovë, 5 në Krushevë, 4 në Manastir, 3 në Shkup në Zajçev Rid, 2 në Gjurishtë dhe 1 centimetër në Prilep.

Gjatë natës në veriperëndim dhe në Pellagoni ka pasur dëborë të përkohshme. Në mëngjesin e sotëm botë ka rënë në Manastir, ndërsa herë pas herë erë e përforcuar nga veriperëndimi ka në vendet më të larta dhe në Shtip dhe Gjevgjeli me shpejtësi prej 25 km/orë.

Moti paradite do të jetë vranësira mesatare, ndërsa në mesditë kryesisht me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë deri në erë veriore mesatare. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 1 deri në 6 gradë.

Në Shkup, paradite do të jetë me vranësira të vogla mesatare, ndërsa nga mesdita vranësira do të ulet dhe do të mbizotërojë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 4 gradë.

Nga DPHM paralajmërojnë se pason periudhë me mot kryesisht të qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit, të cilat gjithkund do të ulen nën zero. Përkohësisht nëpër fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës veçanërisht nesër dhe gjatë fundjavës. Nesër nga fundi i ditës vranësirat do të rriten nga perëndimi dhe të premten paradite do të ketë reshje kryesisht të shiut në vendet më të ulëta.

Marketing