Një banore 30-vjeçare nga Shkupi ka marrë kallëzim penal për arsye të dyshimit që me kartelë të huaj ka bërë 15 transaksione online, ku ka shkaktuar dëme prej rreth 33.000 denarë.

Banorja J. I. nga IP adresat prej Maqedonisë ka realizuar transaksione të suksesshme në pikat e shitjes të më shumë firmave në internet ku më pas ka lënë e-mail adresën e saj.
Nga deklarata e MPB theksohet që ajo edhe më 5 shtator të këtij viti ka realizuar edhe një transaksion prej 6000 denarëve nga një bankomat në Shkup.