Me kondicionerë kundër ndotjes së ajrit, Nuredini: Nëse ka efekt pozitiv, do të vazhdojmë edhe në qytetet tjera

Qeveria i dha dritë të gjelbër fillimit të zbatimit të masës ekologjike për subvencionimin e qytetarëve për kondicionerët inverterë me efikasitet të lartë për amvisëritë në komunën e Manastirit, Kërçovës, Tetovës dhe Shkupit. Subvencionet mund t’i shfrytëzojnë të gjithë qytetarët që kanë aktualisht pajisje joefikase energjetike për ngrohje me derivate të ngurta dhe fosile, me çka seriozisht ndikojnë në ndotjen e ajrit.

Marketing

“Nëse ky projekt do të ketë efekt pozitiv, ne do të vazhdojmë në vitet e ardhme të aplikojmë edhe në qytetet tjera ku ndotja e ajrit është e theksuar. Sipas studimeve të fundit, ngrohja e shtëpive është një nga shkaktarët e ndotjes së ajrit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që ne do ta anashkalojmë monitorimin e sektorit industrial”,- deklaroi ministri i ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Naser Nuredini.

Nuredini u apelon qytetarëve që të përdorin mënyra më efektive dhe ekologjike për ngrohjen e shtëpive. Paralajmëron edhe masa shtesë të cilat do ta përmirësojnë cilësinë e ajrit.