Me mesazh indirekt dhe të fuqishëm, Tuna i drejtohet Patrisit pas pretendimeve për ndarje

Këngëtarja e njohur ka kohë që thuhet se i ka dhënë fund martesës me Patris Berishën.

Edhe pse dyshja asnjëherë nuk kanë folur në publik, Tuna së fundi siç duket përmes një postimi i është drejtuar ish-bashkëshortit.

Postimet e këngëtares kanë të bëjnë për një person narcist që Tuna flet duke treguar për tiparet dhe çka i identifikon këta persona.

Marketing

“Narcistët, jetojnë gënjeshtër, gënjejnë në vazhdimësi, përqendrohen tek gënjeshtrat, frymojën gënjeshtra. Janë të fiksuar, të thyer, imoral, të vdekur brenda, njerëz që nuk mund dhe nuk do jetë asnjëherë të sinqertë, pavarësisht kë e lëndojnë, edhe nëse është fëmijë’, shkruan në postimin e parë të Tunës.

Vijojmë me postimin e dytë në të cilin shkruan: ” Vetëm një narcist mund të jetë nënë apo baba deadbeat pa ndjenja, që nuk përkujdeset, nuk paguajnë mbështetje për fëmijët. Në mendjen e një narcisti, çkado që ai/ajo bën dhe thotë është e drejtë dhe ti je gabim, gjithmonë. Mendimi, vlerat, ndjenjat, qëllimet e askujt tjetër nuk vlejnë tek një narcist. As vetë fëmijët e tyre”.

Narcistët nuk duan. Ata shfrytëzojnë. Dashuria është fjalë vetëm për shfrytëzim. Vetëm zëvëndesojë fjalën “dashuri” me “shfrytëzim” dhe merr sens e gjitha. Gjithmonë do të shfrytëzoj. Askë nuk do ta shfrytëzoj aq shumë sa të shfrytëzoj ty. Ti je shfrytëzimi i jetës sime. Do të shfrytëzoj përgjithmonë, Shfrytëzimi im, do jem gjithmonë shfrytëzuesi yt”, thotë Tuna në postimin e tretë.

Ajo e mbyll duke thënë se: “Të gjithë narcisttët janë hipokritë. Ata pretendojnë të ketë moral dhe vlera, gjëra që si posedojnë. Prapa dyerve të mbyllura, ata gënjejnë, fyejnë, kritikojnë, dhe abuzojnë. Ata bëjnë dhe thonë çka do që duan por si guxon t’iu thuash mbrapsht apo t’i kritikosh. Ata kanë një rend të rregullave për të tjerët por nuk ndjekin asnjë për vete dhe nuk praktikojnë asgjë të asaj që predikojnë”.

Ndryshe, Tuna dhe Patrisi kanë një djalë nga martesa e tyre dhe nuk dihen ende arsyet e ndarjes.

Marketing