Me mjete nga IPA janë realizuar 133 projekte për infrastrukturë rurale

Kanë përfunduar tërësisht të gjitha punët ndërtimore të financuara përmes grantit IPA për infrastrukturë rurale, në kuadër të Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale – MSIP, që e zbaton Ministria e Financave. Bëhet fjalë për 133 projekte kapitale të realizuara në 78 komuna në vend, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës në mjediset rurale dhe zgjidhjen e problemeve infrastrukturore.
Vlera e përgjithshme, siç kumtojnë nga Ministria e Financave, e këtyre projekteve paraqet 16,9 milionë euro, prej të cilave 12,7 milionë euro janë grant – mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian, prëderisa 4,2 milionë euro janë siguruar nga Buxheti.

Marketing

Numri më i madh i projekteve të realizuara janë në ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve lokale, për të cilat në 58 komuna janë investuar 12,4 milionë euro. Në ndërtim të objekteve publike janë investuar 5,9 milionë euro, në infrastrukturë komunale 3,8 milionë euro…

Një pjesë e madhe e këtyre projekteve tashmë janë vënë në përdorim, përderisa disa prej tyre së shpejti zyrtarisht do të lëshohen në përdorim. Për shembull, sot në komunën Petrovec zyrtarisht do të lëshohen në përdorim rruga lokale dhe dy rrugë të rikonstruuara në vlerë prej 260.000 eurove.
Mjetet e grantit për zhvillim të infrastrukturës janë siguruar nga Bashkimi Evropian me kërkesë të Qeverisë, ndërsa të njejtat janë administruar përmes Projektit për përmirësim të shërbimeve komunale, që e zbaton Ministria e Financave me mbështetje të Bankës botërore.

Marketing