Me moton “Për ne dielli lind në perëndim” shënohet Dita e Alfabetit

Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë këtë vit angazhuan Sekretariatin për Çështje Evropiane të organizojë shënimin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, respektivisht kremtimin e 22 nëntorit – Ditës së alfabetit.

Marketing

Këtë vit, kremtimi është me moton “Për ne dielli lind në perëndim” dhe në kuadër të evenimentit të njëjtë që do të mbahet në objektin e Filharmonisë së Maqedonisë në Shkup, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi do të drejtohet para mysafirëve të lartë të pranishëm.

Marketing